Connect with us

Bundesliga

Aubameyang bën diferencën, fiton Dortmund

Pierre-Emerick Aubameyang ka ndihmuar Borussia Dortmund të arrijë një fitore të ngushtë ndaj Ingolstadt, duke mbajtur nën presion RB Leipzig, në garën për vendin e dytë. Në mbrëmjen e së premtes, ishte golashënuesi më i mirë i Bundesliga ai që bëri diferencën duke kaluar në avantazh skuadrën e Thomas Tuchel, pas 14 minutash lojë.

Pierre-Emerick Aubameyang celebrates after putting Borussia Dortmund into the lead

Ndeshja nuk pati gola të tjerë dhe në këtë mënyrë goli i 23-të i Aubameyang i jep fitoren Dortmund që mban vendin e tretë me 46 pikë, pas 25 ndeshjeve, Leipzig i vendit të dytë ka tre pikë më shumë dhe ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë të dielën kundër Werder. Ndërkohë, Ingolstadt mbetet në vendin e parafundit dhe duket se vitin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga II.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga