Connect with us

Futboll

Aubameyang, City ofron një sulmues dhe 65 mln euro

Do të qëndrojë apo do të largohet? Spekulimet për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang duket se do të vazhdojnë deri në verë, sepse Borussia Dortmund ende nuk ka marrë një konfirmim nga vetë lojtari për planet e tij. Lajmi më i fundit vjen nga gazeta nigeriane “Vanguard”, sipas së cilës Manchester City do të ofrojë 20-vjeçarin Kelechi Iheanacho, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e gabonezit. Djaloshin, faktikisht, verdhezinjtë e duan prej kohësh, teksa edhe dy skuadra të tjera gjermane, Hoffenheim dhe Bayer Leverkusen, kanë shprehur interes.

Trajneri Pep Guardiola duket i gatshëm për ta shitur në Gjermani sulmuesin, në mënyrë që të mos përforcojë rivalët në Premier League. Nëse “Qytetarët” e kanë seriozisht, ata do të duhet të ofrojnë rreth 65 milionë euro, plus Iheanacho-n, i cili vlen rreth 10 milionë euro. Nigeriani nuk luan një rol kryesor në Manchester. Sivjet ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asiste. Aubameyang, ndërkohë, është pika e referimit e verdhezinjve dhe arsyeja kryesore pse këta të fundit kanë kapur (deri tani) një vend për në Champions League. Gjithsesi, presim verën …

[interaction id=”5906038e240e61ee26bf604b”]

 

Më shumë nga Futboll