Connect with us

Futboll

Aubameyang është “në modë”, edhe PSG-ja i vihet pas

Pierre-Emerick Aubameyang nuk del kurrë nga moda. Kështu duket që prej vitit 2013, kur ai u transferua te Borussia Dortmund. Prej kohësh, si skuadra të interesuara për të janë përmendur Real Madrid, AC Milan, Manchester City, Manchester United dhe Arsenal, por në sfond tashmë duket edhe PSG-ja. Sipas revistës gjermane “Sport Bild”, sulmuesi ka një ofertë nga kampionët e Francës dhe mund të bëhet pjesë e parisienëve, nëse këta të fundit ofrojnë mbi 70 milionë euro.

Gabonezi ka edhe tre vite kontratë në “Signal Iduna Park”, por hierarkia e verdhezinjve duket se është dorëzuar për të dhe po planifikon pasuesin. Një alternativë e raportuar së fundmi është ajo e sulmuesit të Celtic-ut, Moussa Dembele, i cili gëzon edhe interesin e disa skuadrave angleze. Transferimi i tij në Dortmund duket i vështirë, por prestigjiozja “France Football” beson se kjo mund të ndodhë. Sidoqoftë, një gjë është 99% e sigurt: Aubameyang në verë do të kërkojë largimin.

 

Më shumë nga Futboll