Connect with us

Seria A

Aubameyang i jep një tjetër mesazh Milan-it

Një kthim i tij në Milano urohet prej kohësh nga pjesa më e madhe e tifozëve kuqezinj, ndërsa emri i tij është i preferuari i drejtorit sportiv të Milan, Massimiliano Mirabelli. Po flasim për Pierre-Emerick Aubameyang, qendërsulmuesi i Borussia Dortmund dhe ëndrra e klubit milanez për të përforcuar skuadrën.

Lojtari ka qenë protagonist edhe në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, të fituar 4-0 nga verdhezinjtë kundër Rielasingen-Arlen, duke realizuar një tregolësh dhe duke u bërë golashënuesi i huaj më i mirë i të gjitha kohërave i klubit gjerman.

Pas ndeshje ai ka thënë: “E ardhmja ime? Është një pyetje e komplikuar, tani të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them asgjë tjetër”. Dhe Milan shpreson…

Më shumë nga Seria A