Futboll

Aubameyang mbron Wenger: “Te Arsenal erdha prej tij”

Në një moment kur kritikat ndaj trajnerit të Arsenal, Arsene Wenger bien si rrebesh nga të gjitha anët, sulmuesi më i ri i “Topçinjve”, Pierre-Emerick Aubameyang, shkon kundër rrymës, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur me shpatën e mprehur teknikun francez të londinezëve.

Imazh i ngjashëm

“Vërtetë jam shumë i lumtur, pasi jam këtu për shkak të tij. Ishte i interesuar për mua, ndaj jam i kënaqur që luaj për atë”, deklaroi Aubameyang. Sulmuesi pranon se ka hasur disa vështirësi pas transferimit të tij te Arsenal: “Në fillim ishte e vështirë, por tani ndihem më mirë. Nuk kam luajtur shumë në janar, ndaj ishte disi e vështirë të gjeja ritmin. Tani ndihem më mirë, punoj fuqishëm dhe jam i lumtur për këtë”.

Më shumë nga Futboll