Connect with us

Bundesliga

Aubameyang: “Milan? Dua të kthehem, por ata janë në gjumë”

Mund të ishte një ditë feste për Pierre-Emerick Aubameyang dhe Borussia Dortmund. Do të kishte mjaftuar një gjest përfundimtar pas fitores 4-0 të Bourssias kundër Rielasingen-Arlen, për Kupën e Gjermanisë, për të arkivuar telenovelën verore të sulmuesit nga Gabon, që përkundrazi vijon të ngrejë gjithmonë e më shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij.

“Të shohim çfarë do të ndodhë, është një situatë e vështirë. për momentin nuk mund të them asgjë më shumë”, deklaroi Aubameyang në përfundim të ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, që ka shtangur me tregolëshin e tij. Një frazë që bie ndesh hapur me atë të datës 6 gusht, kur futbollisit gabonez deklaroi: “Qëndroj këtu dhe jam shumë i lumtur, sepse në Dortmund ndihem si në shtëpi”.

Pas çështjes “Dembele”, klubi verdhezi sigurisht do të kishte preferuar më shumë qartësi, por gjasat janë që dyert e Borussia Dortmund për largimin e lojtarëve të rëndësishëm do të qëndrojnë të hapura edhe për shumë kohë. Këtë gjë e ka dëshmuar pikërisht vetë Aubameyang, i cili në vijim të deklaratës së bërë pas ndeshjes, në një lidhje direkte në rrjetin social “Instagram”, pyetjes së një tifozi “A do të vish te Milan?”, iu përgjigj: “Unë dëshiroj, por ata po flejnë gjumë. Çfarë duhet të bëj?”.

Më shumë nga Bundesliga