Bundesliga

Aubameyang: “Milan? Do të luaj te Pro Patria”

Aubameyang, sulmuesi i Borussia Dortmund, është pa diskutim fytyra e kësaj merkato të çmendur që ka përfshirë edhe Seria A. Milan, skuadra që ka shpenzuar më shumë deri tani, dëshiron të rikthejë në shtëpi yllin e Bundesligës.

“Janë ata që duhet të lëvizin”, kishte deklaruar pak ditë më parë Aubameyang. Gjithmonë nga Instagram, kësaj here nëpërmjet një komunikimi direkt me vëllezërit Willy dhe Catilina, Pierre iu përgjigj kështu provokimeve të tyre mjaft zbavitëse: “A do të rikthehesha kuqezi? Vjen… vjen…”, në atë moment Aubameyang ndërhyn në bashkëbisedim dhe shpërthen një batutë: “Do të shkoj të luaj te Pro Patria”, aktualisht në Seria D.

Më shumë nga Bundesliga