Futboll

Aubameyang në Milano, sinjal për drejtuesit e kuqezinjve?

Nuk është më sekret Pierre Aubameyang është një nga objektivat e Fassone-s dhe Mirabelli-t për merkaton e verës së kuqezinjve. Ylli i Borussia Dortmund qëndron në krye të listës për të përforcuar sulmin e Milan. Tifozët kanë filluar të ëndërrojnë për 27-vjeçarin, i miratuar tashmë edhe nga drejtuesit e rinj të kuqezinjve dhe imagjinata e tifozëve nuk është aq sureale sa duket: Aubameyang ishte në Milano. Sulmuesi ishte në qytet me të dashurën e tij, Alysha Behague dhe vëllain e tij Catilina, gjithashtu një ish-lojtar i Primavera AC Milan dhe tani jeton në periferi të Milanos Fagnano Olona.

Gjithçka është e dokumentuar nga “historia” e tre profileve në Instagram . Në të vërtetë, Ëilly Aubameyang vëllai i tretë i futbollistëve, sot ka postuar në Instagram një fotografi me vendodhjen në Casa Milan, selia e klubit kuqezi ku ka etiketuar vëllezrit dhe të dashurën e Pierre. Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në javët në vazhdim, ishte vetëm një natë në Milano me familjarët e tij apo Aubameyang ka dashur t’u tregoj drejtuesve të rinj se dëshiron të rikthehet te Milan?

Më shumë nga Futboll