Connect with us

Bundesliga

Aubameyang nuk bëhet “Galaktik”, fajin e ka … FIFA

Në vitet e para të jetës, çdo futbollist ka dy ëndrra: të bëhet profesionist dhe të luajë për skuadrën e tij të zemrës. Pierre-Emerick Aubameyang e ka realizuar të parën, sepse është një lojtar i klasit botëror, por ëndrra e dytë rrezikon të mbetet përjetësisht në sirtar, shkruan “Sport Bild”. Në vitin 2014, sulmuesi i premtoi gjyshit të tij, François, se një ditë do të luante te Real Madrid. Ai jetonte në Avila, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit spanjoll. I pyetur në gazeta dhe televizione të mundshme, 27-vjeçari e ka pranuar hapur se kurrë nuk do t’i refuzonte “Los Blancos”-ët.

Megjithatë, edhe në një botë të pashtershme si ajo e futbollit, ka një “por”. FIFA ka dënuar dy klubet madrilene, Real Madrid dhe Atletico Madrid, me pezullim të merkatos për dy afatet e ardhshme të transferimeve, që do të thotë se Aubameyang nuk mund të vishet me fanellën e bardhë deri në janar të vitit 2018. Kështu, ai atëherë do të jetë 28 vjeç dhe me siguri më i ngadaltë se sot, shton revista gjermane. Kjo është frika e tij dhe gëzimi i Borussia Dortmund-it, aty ku gabonezi luan aktualisht. Sa keq, sepse këmbëshpejti do të ishte një hit i padiskutueshëm në shtëpinë e “Galaktikëve” …

 

[interaction id=”5852a65c8780aab73878aaed”]

 

Më shumë nga Bundesliga