Bundesliga

Aubameyang: S’kam rinovuar me Dortmund. Atletico? Gjithçka mund të ndodhë

“Gjatë merkaton mund të ndodhin shumë gjëra. Por nuk e kam rinovuar kontratën në këtë periudhë. Nuk është e vërtetë”. Pierre-Emerick Aubameyang ka përgënjeshtruar Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, i cili ka deklaruar pak ditë më parë se sulmuesi kishte rinovuar me klubin.

Në një intervistë të dhënë për Ouest-France, ish-lojtari i Milan, i ka hapur derën Atletico Madrid: “Të gjithë e dinë se ata po kërkojnë lojtarë të rinj, duke parë se Griezmann mund të largohet. Për sa më takon mua, gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë sulmuesi.

Më shumë nga Bundesliga