Connect with us

Bundesliga

Aubameyang trondit Dortmund: “Nuk di asgjë mbi të ardhmen”

Njëlloj si gjithmonë është më i shpejti. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ka ndryshuar menjëherë mendim. Apo më saktë, ka ndryshuar qëndrim. Pierre-Emerick Aubameyang, që në 8 ndeshjet e fundit në Bundesliga ka realizuar mezi 4 gola, nuk shprehet më. Në javët e fundit kishin tërhequr vëmendjen deklaratat e tij relative në lidhje me të ardhmen: “Nëse dua që karriera ime të marrë një hov përpara, atëherë duhet të largohem nga Borussia Dortmund”.

Rezultate imazhesh për aubameyang tuchel

Të interesuara për shërbimet e tij janë disa prej klubeve më të mëdha në Europë, sikurse Barcellona, Manchester United dhe PSG, por Borussia Dortmund nuk do të dëshironte ta humbiste. Pikërisht për këtë arsye, trajneri Thomas Tuchel kishte reaguar në mënyrë të ashpër: “Cilido që lexon me kujdes deklaratat e Aubameyang kupton që ai po mendon nëse dëshiron ta përfundojë karrierën e tij këtu, apo jo. Ta bësh këtë çështje publike është diçka e diskutueshme, pasi ka momente kur bëhet e bezdisshme”.

Rezultate imazhesh për aubameyang tuchel

E vështirë që të përbëjë një çështje, pasi pikërisht në këtë periudhë reflektimi, Aubameyang ka rënë nga rendimenti i tij. Kundër Benfica, në ndeshjen e parë, të vlefshme për Champions League, madje gaboi edhe një penallti, deçizive për disfatën e Borussia Dortmund në Portugali. I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, ish-milanisti këtë herë ishte më i paqartë: “Nuk di vërtetë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Përqendrohem vetëm te sezoni aktual dhe nuk dua të mendoj për asgjë tjetër. Javët e mia të fundit nuk kanë qenë edhe aq të lumtura, ndaj nuk flas më për transferime. Bundesliga është një nga kampionatet më të mira në botë. Të gjithë flasin për Premier League, por këtu niveli është i njëjtë, madje edhe stadiumet janë gjithmonë plot”.

Më shumë nga Bundesliga