Bundesliga

Aubameyang: Unë dhe Reus, së bashku te PSG-ja

Pierre-Emerick Aubameyang gjen gjithmonë fjalët e duhura për të … acaruar tifozët e Borussia Dortmund-it. Sulmuesi gabonez është lojtari më i shtrenjtë i skuadrës verdhezi dhe i “shpëton” pothuajse çdo ndeshje shokët e tij të skuadrës me gola nga më të bukurit e mundshëm. Së fundmi, këmbëshpejti ka folur sërish mbi spekulimet që e lidhin me skuadra të tjera dhe sinjalet e lëshuara prej tij nuk kanë qenë pozitive për gjermanët. Ai ka dhënë idenë për t’u transferuar në Paris me një shok skuadre.

I pyetur në “BeIn Sports”, Aubemeyang ka rikonfirmuar se verën e shkuar ka pasur kontakte me PSG-në. “Bisedimet ishin konkrete, – u shpreh 27-vjeçari, i cili me një të qeshur shtoi se do ta shihte veten te kryeqytetasit bashkë me shokun e tij të skuadrës, Marco Reus. “Marco në Paris? Po, por të na llogarisin si dyshe”. Në lidhje me Real Madrid-in, sulmuesi shtoi: “Nëse më thërret një ditë, është mirë për mua. Nëse jo, jeta vazhdon. Nuk do të jetë një problem.” Borussia, përgatitu për më të keqen!

 

Më shumë nga Bundesliga