Bundesliga

Aubameyang zbulon koleksionin luksoz dhe një ëndërr: Do të ishte bukur të bashkohesha me atë…

Revista franceze “Paris Match” është takuar me Pierre Aubameyang, sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili ka dhënë një intervistë për një edicion të veçantë që i dedikohej kontinentit afrikan. Me këtë rast, revista i ka hedhur edhe një sy parkut të makinave të lojtarit. Të gjitha të personalizuara dhe të lidhura me shijet e futbollist, ashtu si edhe me numrin 17 që mban ai.

Në fotografinë e publikuar nga “Paris Match”, lojtari shfaqet me tri makina të veçanta luksoze. Lamborghini e famshme, e publikuar nga vetë sulmuesi në rrjetet sociale, kushton rreth 250.000 euro dhe është një model Aventador. Më pas është Ferrari 488 Spider e kuqe (me vlerë të përafërt me 250.000 euro) në version kamuflazh. Në fund është Porche Panamera (vlerë 100.000 euro) në argjend dhe ar. Te të gjitha makinat janë inicialet e emrit të tij. Tri makina që kanë një vlerë të përgjithshme mbi 1 milion e gjysmë euro.

Starting the week like … 🚀 #playfree #A⚡

A post shared by Aubameyang (@aubameyang97) on

Në këtë intervistë, Aubameyang ka folur edhe për ish-shokun e skuadrës Ousmane Dembele, i cili i mungon shumë. Të bashkohem me të në Spanjë? Do të ishte bukur, unë kam ëndërruar gjithmonë të luaj në Spanjë. Sot, në moshën 28 vjeç, nuk e gënjej më veten. Por po bëj gjithçka është e mundur për t’i krijuar vetes mundësitë më të mira të mundshme”.

Më shumë nga Bundesliga