Bundesliga

Aubameyang zbulon marrëveshjen me Borussia Dortmund…

Aubameyang zbulon marrëveshjen me Borussia Dortmund…

Borussia Dortmund kryeson kampionatin gjerman pasi janë luajtur shtatë javët e para, me pesë pikë më shumë se Bayern Munich, pasi ka shënuar 21 gola dhe ka pësuar vetëm dy. Vetëm në një ndeshje Dortmund ka lënë pikë. Padyshim që meritë për këtë ecuri ka edhe qendërsulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili në nëntë ndeshje zyrtare në këtë sezon ka shënuar nëntë gola.

FBL-GER-BUNDESLIGA-DORTMUND-MOENCHENGLADBACH

28-vjeçari Aubameyang ka qenë një nga qendërsulmuesit më të mirë në Europë gjatë viteve të fundit dhe vjet u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesliga, duke fituar duelin me Robert Lewandowski, edhe pse luajti më pak se sulmuesi i Bayern. Gjatë gjithë verës u përfol për një largim të tijin, por sulmuesi nga Gaboni tregon për një marrëveshje…

The Gabonese striker has got off to an absolute flyer this season.

“Kishte një moment gjatë merkatos së verës kur unë mund të ndryshoja ekip. Unë dhe klubi arritëm një marrëveshje që na kënaqi të dyja palëve, por asgjë nuk ndodhi. Unë jam ndjerë gjithmonë si në familje time te Dortmund dhe sot nuk jam penduar përse nuk lëviza gjatë verës. BVB është familja ime, por marrëveshja qëndron në fuqi edhe verën e ardhshme,” – tha Aubameyang.

Më shumë nga Bundesliga