Bundesliga

Avdijaj mbron veten publikisht: Ju tregoj çfarë ndodhi të shtunën

Dy versione, një dënim…

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Schalke 04, Donis Avdijaj, ka mbrojtur veten publikisht pas “akuzave” të klubit të tij për mungesë disipline. Të shtunën, 20-vjeçari qe i vetmi lojtar i cili nuk luajti për asnjë sekondë në miqësoren e bluve me Paderbornin, fituar 1-0. Arsyeja, siç njoftoi pas takimit menaxheri Christian Heidel, qe vonesa e lojtarit në grumbullimin e skuadrës.

Liebe Schalke-Fans, da die Medienwelt gerade auf breiter Front glaubt über mich berichten zu müssen, möchte ich auch…

Posted by Donis Avdijaj on Montag, 17. Juli 2017

 

Megjithatë, e vërteta, të paktën sipas Avdijajt, është paksa më ndryshe. Në një postim në “Facebook”, ai shkruan: “Para ndeshjes me Paderbornin, mëngjesi ishte programuar në orën 10:30 dhe nisja në orën 11:00. Meqë gjithmonë vajtja për mëngjesin ka qenë sipas dëshirës, unë u paraqita në orën 10:36. Pra, 24 minuta para nisjes. Nëse jam keqkuptuar për mëngjesin, duhet të kërkoj falje”.

Epo, shqiptari është drejtor!

Më shumë nga Bundesliga