Futboll

Aventurë 10-ditore, Oriji Kalu largohet nga Tirana

Vetëm 10 ditë ka zgjatur aventura bardheblu e nigerianit Oriji Kalu te skuadra më e titulluar në Shqipëri. Është vetë klubi i Tiranës, që nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare, ka njoftuar prishjen e kontratës mes palëve. Sipas njoftimit të drejtuesve të klubit kryeqytetas, ka qenë vetë futbollisti, ai që ka kërkuar prishjen e kontratës me marrëveshje, për tu larguar nga Shqipëria, me motivacione familjare. Një kërkesë e pranuar nga bardheblutë, të cilët duke e lënë të lirë Oriji Kalu, i kanë uruar mbrojtësit suksese.

Image may contain: 1 person, standing

“Mbrojtësi nigerian Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana duke e mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes së firmosur më 31 gusht. Kalu nuk do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen”, citon njoftimi i drejtuesve të klubit bardheblu. Në prezantimin e datës 2 shtator, u njoftua se futbollisti Nigerian kishte nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, i konsideruar si një përforcim shumë i vlefshëm.

Më shumë nga Futboll