Futboll

Azdren Llullaku feston titullin kampion me Astanan (Video)

Ekipi i Astana, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku është shpallur kampione e Kazakistanit për vitin 2017. Edhe pse futbollisti i ekipit Kombëtar të Shqipërisë, u huazua në mes të sezonit  tek ekipi Tobolit, po në Premiere Ligën e Kazakistanit, Azdren Llullaku, ka qenë pjesë e festës së Astanas për titullin e dytë radhazi në kampionat.

Gjatë këtij sezonit, Llullaku luajti në fazën e parë për Astanan duke bërë disa paraqitje të mira dhe shumë ndeshje të luajtura në fushën e lojës. Astan fitoi titullin me vetëm një pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë e Premierë Ligës së Kazakistanit, Kairat Alamty.

Astana fitoi 25 ndeshje në kampionat me 4 humbje dhe  po kaq barazime, çka i dhanë edhe titullin Kampion i Kazakistanit. Azdren Llullaku është pjesë e ekipit të Astanas prej janarit të vitit 2017.

Gjatë muajit korrik, sulmuesi kuqezi, u huazua tek Toboli pjesë e të cilit do të jetë deri në 31 dhjetor të këtij viti, kohë kur përfundon dhe marrëveshja e huazimit. Më pas Llullaku do të ribashkohet me ekipin e Astanës për të vijuar në sezonin tjetër aktivizimin me katër herë kampionat e Kazakistanit.

 

Më shumë nga Futboll