Speciale

“Babi, pse të gjithë kampionët duan foto me ty”…. Kur djali ende nuk “e njeh” të atin!

Janë të pakta rastet kur një fëmijë, i cili është në një oqean të mbushur me ëndrra, zgjedh të ndjekë rrugët e të atit kur të rritet… Ata kërkojnë profesionet më të çuditshme, punojnë me imagjinatën, përtypin dëshirat dhe sidomos pëlqimet e një moshe që ia certifikon.

Mund ta bëjnë deri kur vjen ai momenti ku ndoshta e kuptojnë se nga ëndrra te pasioni është edhe realiteti dhe kushtet… Sigurisht, e gjitha kjo në kuadër të asaj që quhet: realizim i diçkaje. Shembulli mund të jenë edhe prindërit e tu… Shpesh ato janë Ylli Polar, ai që duhet të ndjekësh dhe të provosh të gjesh si mbështetje.

Sidomos, nëse mbiemri që mban ka një peshë specifike. Historia në fjalë ka ndodhur në Miami, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi përtej Oqeanit dhe një familje ulet në një tavolinë dhe nis të hajë. i vogli i tavolinës, Jeremia, me shikimin e dyshimtë drejtuar klientëve të tjerë të restorantit, në tavolinat ngjitur.

Shikimi i tij ngrin në një drejtim. Jeremia mbetet me gojëjn hapur dhe i kap krahun të atit: “Baba, baba! Eshtë Marcelo që luan te Real Madrid…”.

“Jeremia! Bëhu djalë i mbarë. Qëndro në vendin tënd dhe mos bezdis askënd…”.

Emocioni i djalit është i papërshkrueshëm dhe në fund i tërheq vëmendjen edhe mbrojtësit brazilian, që sheh drejt asaj tavolinë dhe vendos të afrohet.

I drejtohet tavolinës, shkon te babai i Jeremia dhe i thotë: “Më fal, nuk doja të të shqetësoja. Jam Marcelo, një admirues i yti”. Dhe ndërsa Marcelo bën foton me të atin e djalishit, Jeremia mendon që i kishte ndodhur e njëjta gjë me sulmuesin e Uruguay, Luis Suarez.

“Si është e mundur që këto kampionë duan foto me tim atë?”.

Jeremia e di që i ati ka qenë futbollist. I kishin treguar disa histori për të.

Mes tyre, njëra në veçanti. Kur ishte ende një djalë i ri, shënonte 5-6 gola për ndeshje. E çoi skuadrën e tij të dobët në një turne prestigjoz kombëtar dhe për të festuar shkoi të peshkonte me një të afërm. i pëlqente jashtë mase peshkimi. Aq sa nuk llogariste kohën që kalonte. Harroi finalen: shkuan ta merrnin teksa ndeshja kishte nisur. Shokët e ekipit po vuanin dhe ishin duke humbur 3-0. Mbërriti, u ndërrua në makinë, hyri në pjesën e dytë dhe shënoi pesë gola.

Jeremia kishte menduar gjithmonë se kjo histori ishte shpikur, por kur pa se gjithë ato kampionë donin foto me të atin e tij, ndoshta ndryshoi mendim…

Ah po! Si quhet i ati i Jeremia? Alvaro Recoba, ose ndryshe “El Chino”.

Më shumë nga Speciale