Formula 1

Babai i pilotit shpëton makinën e Formula 1 nga falimentimi

Force India do të vazhdojë në Botërorin e Formula 1 edhe pse ditët e fundit skuadra me pronësei indiane kishte deklaruar falimentimin dhe rrezikonte të tërhiqej nga garat. Skuadra hyri në administrim të kontrolluar para garës së fundit në Hungari dhe mori mbështetjen e duhur financiare nga një grup biznemenësh, që paguan borxhet progresive, duke evituar falimentimin. Administratorët pranuan propozimin e këtij grupi investitorësh, që drejtoheshin nga Lawrence Stroll, babai i pilotit të Williams, Lance Stroll, që u bë pronari i ri i makinës Force India, që deri dje drejtohej nga Vijay Mallya.

Përveç Lawrence Stroll, makina Forcia india tashmë kontrollohet edhe nga disa biznesmenë të tjerë si Jonathan Dudman, Andre Desmarais, John McCaw Jr, John Idol, Michael de Picciotto dhe Silas Chou. Ata kanë emëruar në krye të skuadrës Otmar Szafnauer, që do të drejtojë punët e makinës Force India deri në fynd të sezonit, duke bërë që qindra punonjës të mos humbasin vendin e punës. “Makina do të vazhdojë konkurrimin e saj, duke dhënë maksimumin e saj në pistë. Së shpejti makina do të ketë edhe disa risi, që ishin në dyshim”, thanë drejtuesit e rinj të makinës Force India.

Më shumë nga Formula 1