Seria A

Babai i Rafinhas: Interi ta ndajë mendjen, djali do të qëndrojë

Rafinha dëshiron vetëm Interin. Për të konfirmuar këtë, për herë të njëmbëdhjetë, i intervistuar nga “Tuttosport”, ka menduar babai i brazilianit të talentuar, që arriti janarin e kaluar nga Barcelona në “San Siro”, në formën e huazimit, me të drejtën e shpengimit mjaft të shtrenjtë.

“Champions-i nuk ka të bëjnë fare me të ardhmen e Rafinhas, është e gjitha në dorë të Interit. Ajo që duhet të bëhet është gjetja e një zgjidhjeje për Interin dhe Barçën. Do të dëshironim ta dinim sa më shpejt se çfarë ka Interi në mendje, për t’i ndihmuar dy klubet që të arrijnë një marrëveshje. Kjo marrëveshje parasheh që Rafa mund të qëndrojë tek Interi”, – nënvizoi Mazinho.

Babai i Rafinha, megjithatë, përjashton sakrificat ekonomike prej të birit të tij: “Mendoj se e ka treguar në të gjitha mënyrat e lidhjen e tij me Interin. Paga e tij nuk është e lartë, por normale. Ne jemi të lumtur në Milano, por nuk duhet ta fillojmë nga zeroja. Rafinha ka punuar mirë dhe ka provuar të jetë një lojtar i veçantë, me cilësitë e nevojshme për të luajtur në një ekip si Interi.

Është një lojtar i gjithanshëm. Milani është një qytet i veçantë, atmosfera është e mirë. Shokët dhe karakteristikat e një qyteti spektakolar si Milano e ndihmuan atë që të përfshihej menjëherë. Sot është i lumtur”. Pra, Barcelona është e paralajmëruar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A