Ligue 1

Babai krenar Drogba, i biri nënshkruan me Guingamp

Legjenda e Chelsea-t Didier Drogba ka mirëpritur lajmin se i biri i tij Isaac ka nënshkruar me Guingamp.

17-vjeçari, i cili ka luajtur me akademinë e Chelsea-t, është konfirmuar zyrtarisht si lojtari i ri i klubit që luan në Ligue 1.

Drogba është shumë i lumtur me të birin që po ndjek hapat e tij, me ish-sulmuesin e Bregut të Fildishtë që ka kaluar sezonin 2002/03 te Guingamp.

“Nuk mund të isha më krenar për ty,” shkruan ai në Istagram, bashkë me një foto të Isaac me fanellën e re.

Guingamp aktualisht është në vend të 10-të të kampionatit francez pas 26 javësh.

Më shumë nga Ligue 1