Kampionati Shqiptar

Babaj menaxher, Samir Sahiti është blerja zyrtare e Bylisit!

Menaxheri Shpëtim Babaj mbrëmë ka prezantuar lojtarin, që më herët ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës, në Superligën Shqiptare. Po mbrëmë, Babaj ka arritur marrëveshjen me presidencën e klubit ballshiot për të qenë menaxher i Bylisit!

Menaxheri Shpëtim Babaj mbrëmë ka prezantuar lojtarin, që më herët ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës, në Superligën Shqiptare. Po mbrëmë, Babaj ka arritur marrëveshjen me presidencën e klubit ballshiot për të qenë menaxher i Bylisit! Në njoftimin e klubit të vendeve të fundit në klasifikim, thuhet:

Sahiti 1

Samir Sahiti, futbollisti kosovar prezantohet te Bylis

Në foto, Samir Sahiti me fanellën e Bylisit, po ashtu, menaxheri Babaj dhe Besnik Kapllanaj, pas marrëveshjes së bashkëpunimit për menaxhimin e lojtarëve mes palëve për FK Bylis. Babaj do të punojë si menaxher dhe “scout”, teksa do të sjellë së shpejti dhe lojtarë të tjerë, sidomos të moshave të reja.”

Sahiti 2

Samir Sahiti gjatë prezantimit tek ekipi ballshiot

Vetë futbollisti kosovar ka thënë: “Dakordohemi për gjashtë muaj dhe, nëse klubi mbetet në Superiore, ka gjasa ta vazhdojmë bashkëpunmin.” Kujtojmë se Sahiti, edhe më parë ka luajtur në Shqipëri, ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës. Ai ka një karrierë mjaft të pasur, ndërkohë që ka luajtur edhe në kampionatin e Maqedonisë.

[interaction id=”568f7cf28089e8dd0596d629″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar