Connect with us

Seria A

Bacca i dhuron tri pikët Milan-it kundër Cagliari-t

Milan-i e ka nisur 2017-ën në mënyrën e duhur, duke marrë një fitore 1-0 në shtëpi kundër Cagliari-t. Një sukses ky që nuk ka qenë aspak i lehtë për t’u arritur nga lojtarët e Vincenzo Montella-s, të cilët kanë gjetur golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes. Një fitore që i ka dërguar kuqezinjtë në vendin e gjashtë, në kuotën e 36 pikëve, vetëm dy larg vendit të tretë, i fundit që garanton kualifikimin në Champions League, por milanezët kanë një ndeshje më pak.

 


 

Vendasit kanë shkuar afër golit në minutën e dytë, me Bacca-n që nuk ka arritur të përfitojë nga rrëmuja e krijuar në zonën e rreptësië. Në minutën e 16-të ka qenë Niang që ka shkuar afër goli, por goditja e tij ka përfunduar pak sipër traversës. Reagimi i sardëve ka ardhur në minutën e 25-të kur Barella ka kërkuar të befasojë Donnarumma me një goditje të bukur nga distanca, por portieri kuqezi ka larguar rrezikun me një pritje poa q të bukur. Miqtë kanë gjetur golin në minutën e 68-të me Mauricio Isla, por arbitri e ka anuluar për një pozicion jashtë loje.

Kur mendohej se kjo sfidë do të mbyllej në barazim, ka ardhur realizimi i kolumbianit Bacca, i cili nuk ka gabuar brenda zonës së rreptësisë, pas pasimit të bukur të marrë nga Lapadula, i aktivizuar në minutën e 79-të në vend të Pasalic. Bacca ka qenë protagonist edhe në minutën e 94-t të ndeshjes kur ka shkatuar nxjerrjen me karton të kuq të mbrojtësit të Cagliar-it Bruno Alves, i cili ka bërë një ndërhyrje të parregullt ndaj kolumbianit si lojtar i fundit. Rezultati ka mbetur i pandryshuar në minutat e fundit të shtesës.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Seria A