Seria A

Bacca: Milan po “ha bukë” falë historisë

Sulmuesi i Villarreal Carlos Bacca thotë se Milan ka shumë kohë që jeton falë historisë dhe se nuk ka gjetur zgjidhje për problemet e tij.

Ai foli për Marca Colombia për karrierën e tij deri tani, duke përfshirë periudhën e tij në San Siro nga 2015 deri 2017.

“Milan nuk ishte një hap mbrapa në karrierën time. Nuk ishte Milan-i që njihnim falë historisë së madhe që ka, por nuk jetohet vetëm me histori. Milan ka vite që nuk ka qenë në nivele të mëdha.

“Shkova aty për shkak të historisë, por u përballa me shumë surpriza.”

Kuqezinjtë së fundmi kanë shkarkuar trajnerin Montella për të sjellë Gattuso-n, por rezultatet nuk është se kanë ndryshuar shumë.

“Ata po kërkojnë një zgjidhje, por nuk e kam parë në dy vitet e fundit. Ata menduan se e kishte fajin trajneri dhe e ndryshuan. Më pas problemi ishin lojtarët, dhe tani kanë marrë drejtues të rinj.

“Loja në La Liga më përshtatet më mirë, pasi kam më shumë hapësirë. Në Itali futbolli është më taktik.”

 

Më shumë nga Seria A