• Badstuber gjen akordin me Schalke 04, por Bayern nuk jep OK pa rinovuar lojtari

    Publikuar: 9 Jan 11:29

    Manchester City, Hamburg, Stuttgart, Leverkusen, Koln – shumë klube ishin të interesuar për Holger Badstuber. Por e ardhmja e qendërmbrojtësit të Bayern me sa duket është vendosur. Schalke 04 ka gjetur akordin me lojtarin! Tani mbetet vetëm për t’u arritur marrëveshja midis klubeve. Sipas gjermanes Bild, Schalke kërkon të forcojë prapavijën me gjermanin. Trajneri Markus Weinzierl po planifikon një mbrojtje me tre, por momentalisht Nastasic dhe Howedes nuk janë në gjendje të luajnë.

    Trainer Markus Weinzierl
    Trajneri i Schalke, Weinzierl, e kërkon me ngulm mbrojtësin

    Edhe Badstuber dëshiron të luajë me Blutë Mbretërorë. Lojtari i përfaqësueses gjermane pas katër vitesh dëmtime të njëpasnjëshme, që prej tetorit është riaftësuar dhe gati të luajë por Ancelotti e ka aktivizuar vetëm 28 minuta. Badstuber thekson: “Gjëja më e rëndësishme është që të luaj.” Te Bayern vështirë se do ndodhë. Megjithëse Boateng do të mungojë deri në shkurt, trajneri italian sheh Hummels dhe Martinez si titullarët e prapavijës. Por problemi i vetëm është rinovimi i kotnratës, dhe Bayern nuk e lejon lojtarin të largohet pa nënshkruar në fillim një kontratë të re.


    Lexo postimet e tjera