Connect with us

Bundesliga

Badstuber ka oferta nga Turqia, po vjen shansi i shumëpritur?

Badstuber ka oferta nga Turqia, po vjen shansi i shumëpritur?

Holger Badstuber mund të përfundojë në… Bosfor! Sipas medies turke, për ish-mbrojtësin e Bayern-it ka interes Besiktas Istanbul, por edhe klubi rival i qytetit, Fenerbahce.

Në fund të sezonit që lamë pas, gjermani mbylli aventurën e tij 15-vjeçare në “Allianz Arena” dhe tani kërkon një sfidë të re jashtë Gjermanisë. “Jam krejt i hapur për alternativa ndryshe. Nuk kam ndonjë shtet si preferencë të veçantë”, – u shpreh 28-vjeçari pas ndeshjes së fundit në shtëpi në kampionat. Ai do thjesht një mundësi, që do të thotë një ekip ku mund të luajë në çdo ndeshje.

6 muajt e fundit Badstuber i kaloi i huazuar te Schalke 04, por as atje nuk pati sukses. Dëmtimet dhe operacionet në gju e kanë “sakatuar” dhe shtatlarti e ka humbur formën e mëparshme. Nëse para katër vitesh ai ishte lojtar i kombëtares gjermane, tani nuk ka shans të luajë as në miqësore me fanellën e bardhë, me konkurrencën që është shtuar shumë.

Fat të mbarë kudo shkofsh, Holger! E meriton! 

 

Më shumë nga Bundesliga