Seria A

Baggio: Dybala është e ardhmja e Juventus

Është kthyer të flasë në Firence. Dhe në Firence flitet për Fiorentina-Juventus, ndeshje që do të luhet këtë fundjavë në kampionatin italian. Për këtë arsye, i ka takuar Roberto Baggio-s të japë mendimin e tij: “Jam gjithmonë në mes… Jam i lumtur që do të luhet kjo ndeshje, është shumë e rëndësishme për të dy tifozeritë, uroj që gjithçka të jetë e qetë”. Baggio ka dhënë mendimin e tij edhe në lidhje me kampionatin: “Juventus është favorit, nga ana tjetër nuk fitohen 5 kampionate radhazi rastësisht, kanë një organizim që nuk ekziston në klube të tjerë. Është ekipi favorit për të fituar, por edhe Roma po paraqitet mirë”.

I pyetur se cila skuadër ka zhvilluar futbollin më të bukur deri tani në Serie A: “Roma dhe Napoli po bëjnë një futboll të bukur, janë argëtues. Po ofrojnë një stil loje që jo të gjithë janë në gjendje ta ofrojnë”. Në fund, ka ardhur një pyetje në lidhje me numrat 10. “I bëj komplimentet Totti-t sepse është e pabesueshme që vazhdon të jetë vendimtar në moshën e tij. Dybala? Është e ardhmja, është një talent i madh, i cili mund të përmirësohet akoma shumë”, ka thënë Baggio.

 

Më shumë nga Seria A