Futboll

Bakayoko “rebelohet”: Franca nuk ka mesfushorë më të mirë se unë

Bakayoko “rebelohet”: Franca nuk ka mesfushorë më të mirë se unë

Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko, ka deklaruar se N’Golo Kante, i cili u shpall lojtari më i mirë në Premier League gjatë sezonit të kaluar, nuk është më i aftë se ai. 23-vjeçari është lënë jashtë kombëtares së Francës për miqësoret e muajit nëntor, pasi u anashkalua edhe në eliminatoret e tetorit. Bakayoko deklaroi se e respekton vendimin e trajnerit Deschamps, por shtoi se ai ështe i aftë po aq sa futbollistët që janë grumbulluar në vend të tij.

Tiemoue Bakayoko has said his Chelsea team-mate N'Golo Kante is 'no better' than him

“Jam shumë i zhgënjyer. Unë besoj te pjesëmarrja në Kupën e Botës dhe ky mbetet synimi im. Unë luaj në një klub të madh dhe mendoj se nëse jam titullar te Chelsea ku mund të jetë avantazh për mua. Unë mendoj se [Adrien] Rabiot, Kante, [Blaise] Matuidi, [Corentin] Tolisso nuk janë më të mirë se mua. Respektoj vendimin e trajnerit dhe i respektoj këta futbollistë që i kam shok, do të doja shumë të isha edhe unë me ta, sepse nuk kam asgjë më pak.”

Më shumë nga Futboll