Connect with us

La Liga

Bale: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Real Madrid

Greth Bale insiston se nuk ka dëshirë të largohet nga Real Madrid këtë verë megjithëse është përfolur për një transferim te Manchester United. Uellsiani nuk arriti të ishte vendimtar për ekipin e tij për shkak të një dëmtimi por gjithsesi u rikthye në stol brenda kohës për të ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Champions League në vendlindjen e tij të Cardiff-it.

“Jo,” shprehet Bale kur pyetet për një largim potencial nga “Santiago Bernabeu”.

 

“Çdo gjë është komplikuar për shkak të dëmtimit tim, por për asgjë tjetër. Kam nënshkruar një kontratë afatgjate me Real dhe jam i lumtur këtu. Jam i sigurt që do të kalojmë një sezon të madh. Plani im është të shënoj sa më shumë gola këtu.” Kur pyetet për një transferim potencial në “Old Trafford”, Bale përgjigjet:

“E vërteta është që unë nuk lexoj fare se çfarë shkruhet për mua.”

 

“Është logjike që mund të ketë interes, por kur nuk ka ofertë konkrete, atëherë nuk ka vend për diskutime.” Bale ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me Los Blancos deri në 2022.

Bale lifted the Champions League trophy in June but has been linked with a move away

Më shumë nga La Liga