Connect with us

Champions League

Bale synon finalen por Ronaldo me shokë duan Isco-n në formacion

Greth Bale është në dyshim të madh për finalen e Champions League. Por në Spanjë raportohet se Cristiano Ronaldo është një ndër yjet e Real Madrid që nuk u intereson shumë nëse ai nuk arrin t’ja dalë. Diario Gol thotë se disa lojtarë të skuadrës së Zinedine Zidane janë më mirë me Isco-n në formacion.

Greth Bale është në dyshim të madh për finalen e Champions League. Por në Spanjë raportohet se Cristiano Ronaldo është një ndër yjet e Real Madrid që nuk u intereson shumë nëse ai nuk arrin t’ja dalë. Diario Gol thotë se disa lojtarë të skuadrës së Zinedine Zidane janë më mirë me Isco-n në formacion. Pepe, Casemiro dhe Fabio Coentrao thuhet të jenë ndër lojtarët që mendojnë se Los Blancos do të kishin një shans më të mirë për të mundur Juventus nëse Bale do të lihej në stol.

Reports in Spain say that Ronaldo would rather Real picked Isco to start

Ata mendojnë se Isco jep më tepër balancë, dhe është favorit pas golit të rëndësishëm të shënuar në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madrid. Bale pritet të jetë gati në minutën e fundit në prag të ndeshjes së 3 qershorit në Cardiff. Mesfushori uellsian kërkon medoemos të jetë i pranishëm në finalen që zhvillohet në vendlindjen e tij. Bale pësoi një dëmtim muajin e kaluar ndaj Barcelona-s dhe nuk pritet të rikthehet për ndeshjen e mbetur të La Liga-s. Ai ka munguar në 27 ndeshje gjatë këtij sezoni për shkak të dëmtimeve.

Më shumë nga Champions League