Connect with us

Atletikë

Ballkaniada e atletikës, David Nikolli medalje e artë në 3000 metra

Një medalje ari dhe një bronzi janë arritur dje në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik të Atletikës, turne që u zhvillua në Novi Sad të Serbisë. Nëse dita e parë e garave nuk solli asgjë të re për atletikën shqiptare, në garat e ditës së dytë paraqitja dhe rezultatet e atletëve kuqezinj ishin më të mira. Ato kulmuan me garën e 3000 metrave për meshkuj, ku atleti David Nikolli zuri vendin e parë me kohën 8’31”45, duke marrë edhe medaljen e artë në këtë turne. Një paraqitje mjaft e mirë e atletit të ri shqiptar, që jeton në Itali, duke triumfuar në një garë të vështirë dhe me shumë konkurrencë. Medalje arriti edhe stafeta 4×400 metra për meshkuj, duke u renditur në vendin e tretë, dy medaljet e vetme të ekipit kuqezi në këtë turne, ku munguan rekordet.

Atleti David Nikolli

Rezultatet e ditës së dytë – Femra

200m, Iljana Beqiri, 26”39 (vendi i 14-të)

200m, Iveta Urshini, 26”45 (vendi i 15-të)

1500m, Ejona Cufe, 4’57”85 (vendi i 7-të)

Së larti, Sindi Prifti (pa rezultat)

Së gjati, Joana Azisllari, 4.86 metra (vendi i 13-të)

Së gjati, Elena Buba, 4,40 metra (vendi i 14-të)

Gjyle, Greta Batusha, 10.26 metra (vendi i 7-të)

Stafeta 4x400metra, Shqipëria u skualifikua

Rezultatet e ditës së dytë – Meshkuj

110m/p, Ravio Rama, 15”64 (vendi i 5-të)

200m, Aldi Hoxha, 23”12 (vendi i 18-të)

800m, Edison Muço, 1’53”04 (vendi i 5-të)

800m, Marko Makaj, 1’56”64 (vendi i 10-të)

3000m, David Nikolli, 8’31”45 (vendi i parë)

Disk, Admir Disdari, 38.32 metra (vendi i 12-të)

Disk, Azgan Zeka, 35.64 metra (vendi i 14-të)

3-hapsh, Ergys Gjeçaj, 13,67 metra (vendi i 9-të)

Stafeta 4x400metra, Shqipëria, 3’27”36 (vendi i tretë)

Më shumë nga Atletikë