Volejboll

Ballkaniada, Kombëtarja U-18 humbet me Turqinë në takimin e parë

Kombëtarja U-18 e volejboll për vajza ka nisur sot në Prishtinë aventurën e saj në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne ku marrin pjesë përfaqësues nga 5 shtete të rajonit. Kështu, përveç Shqipërisë e Kosovës organizatore janë edhe Mali i Zi, Turqia e Maqedonia, ndaj të gjitha ekipet ndodhen në një grup të vetëm, ku fituese del skuadra që grumbullon më shumë pikë.

Në ndeshjen e saj të parë, Shqipëria u mund 3-0 nga Turqia (25-20, 25-19, 25-11), nje takim ku vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Edmond Jazexhiu, luajtën mirë vetëm në dy setet e para, ku hera-herës patën epërsi dhe e kërkuan fitoren. Ndërsa seti i tretë u dominua nga rivalet turke, që e merituan fitoren. Gjithsesi, vajzat shqiptare treguan një nivel të kënaqshëm dhe konfirmuan se mund të rivalizojnë për zonën e medaljeve. Kjo ishte përballja e parë e kombëtares kuqezi në këtë turne që ka nisur dje, ndërkohë që nesër Shqipëria do të luajë ndaj rivaleve maqedonase.

Nga ndeshja Shqiperi-Turqi

Më shumë nga Volejboll