Connect with us

Volejboll

Ballkaniada U-19, Shqipëria e mbyll në vendin e gjashtë

Kombëtarja U-19 e volejbollit për vajza e ka mbyllur aventurën e saj në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe në vendin e 6-të. Vajzat e reja kuqezi u mundën sot pasdite 3-1 nga Rumania në ndeshjen për vendet 5-6, turne që po zhvillohet në Bosnjë-Herzegovinë. Ndryshe nga sfida që dy ekipet zhvilluan dy ditë më parë në Grupin B, këtë herë Shqipëria arriti të fitojë një set ndaj rivaleve rumune, duke rivalizuar fort edhe në dy setet e para, që u vendosën në pikët e fundit. Volejbollistet kuqezi fituan setin e tretë dhe rihapën ndeshjen, por pa mundur t’i përmbysur shifrat.

Volejbollistet e Shqiperise dhe Kosoves para ndeshjes

Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë Ballkaniadë u mbyll me 1 fitore (dje 3-2 ndaj Kosovës) dhe 4 humbje (dy herë ndaj Rumanisë dhe një herë ndaj Turqisë e Serbisë. Pikërisht Turqia e Serbia kanë dalë në finalen e këtij turneu, çka konfirmon se grupi i vajzave kuqezi ka qenë shumë i fortë, por ato kanë rivalizuar dhe kanë treguar vlerat e volejbollit shqiptar.

Rezultatet e Kombëtares U-19 në Ballkaniadë

Shqipëri – Serbi, 0-3 (19-25, 19-25, 19-25)

Shqipëri – Turqi, 0-3 (8-25, 14-25, 15-25)

Shqipëri – Rumani, 0-3 (16-25, 19-25, 22-25)

Shqipëri – Kosovë, 3-2 (25-19, 25-16, 22-25, 23-25, 24-22)

Shqipëri-Rumani, 1-3 (23-25, 23-25, 25-19, 19-25)

Më shumë nga Volejboll