Connect with us

Ligue 1

Balotelli: Cavani nuk është një fenomen si Falcao

Një deklaratë dashurie për Nice dhe një seri sulmesh ndaj Eidnson Cavani-t, sulmuesit të Paris Saint-Germain. Mario Balotelli ka gjetur një mënyrë të re për të qenë në qendër të diskutimeve. Gjatë një interviste të dhënë për RMC, sulmuesi italian ka folur për një marrëdhënie gjithnjë dhe më të mirë me klubin e tij, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së Parisit. “A do të qëndroja te Nice nëse do të arrija një nivel europian? Nëse do të ishte kështu, do të qëndroja përgjithmonë këtu, – ka thënë ‘Super Mario’. Mund të kishim një qendër të re stërvitore, do të jetoja buzë detit… Nuk imagjinoj asgjë më të bukur se kjo!”.

Por Balotelli nuk ka pasur të njëjtat fjalë të ëmbla për rivalët e kuqezinjve në Ligue 1. “Sipas mendimit tim Monaco është më e fortë se PSG, sepse këtë vit mund të ketë lojtarët më të mirë, por nuk luajnë si një ekip i bashkuar, – ka thënë italiani. – Edhe me Ibrahimovic ishte kështu: nuk luanin si skuadër, mund të fitonin dhe të humbnin ndaj kujtdo. Monaco është e mbushur me lojtarë të fortë, por ekziston një grup”. Balotelli më pas ka folur në mënyrë më tëd detajuar. “Bernardo Silva, për shembull, është shumë i fortë, por nuk është një fenomen. Ndërsa janë të tillë Di Maria dhe Falcao. Cavani? Është i fortë, por edhe ai nuk është një fenomen”. Megjithatë, mes klubit dhe kombëtares, “Matador” ka realizuar 43 gola në 43 ndeshje në këtë sezon…

[interaction id=”58c9a67b3d7ca9a841f38961″]

Më shumë nga Ligue 1