Futboll

Balotelli: Ky është motivi pse nuk u riktheva në Seria A

Mario Balotelli i është përgjigjur kritikave të shumta në adresën e tij. “Kishte një arsye të vërtetë dhe të vlefshme pse nuk doja të rikthehesha në Seria A”, deklaroi sulmuesi italian. Bomberi i Nice është kritikuar pas barazimit të Italisë me Poloninë, ku edhe u shfaq mbi peshë dhe vuajti që të përfshihet në ndeshje. Të shumtë ishin ata që vunë në diskutim vendimin e trajnerit të azzurrëve, Roberto Mancini, që e aktivizoi Balotellin në formacion, pavarësisht se sulmuesi nuk kishte luajtur asnjë ndeshje të plotë në fazën përgatitore dhe madje me një total prej vetëm 80 minutash me klubin e tij në këtë sezon.

“Duke lexuar komentet e njerëzve dhe duke parë sa shumë njerëz më urrejnë mua në Itali, është shumë e këndshme. Kur gjërat të ecin mirë shpresoj që ata të vazhdojnë të më urrejtë dhe jo të më mbështesin. E drejtë është vetëm kur je consistent. Kishte një arsye absolutisht të vërtetë dhe të vlefshme pse nuk u ktheva të luaj në Seria A. Mendoj se tani ajo arsye është e qartë…”, deklaroi Balotelli.

Më shumë nga Futboll