Futboll

Balotelli: Më pëlqen Reali, por nëse do më kërkonte Barça…

Balotelli: Më pëlqen Reali, por nëse do më kërkonte Barça…

Mario Balotelli aktualisht luan te Nice, ku nuk i ka ecur keq, por në një intervistë të fundit nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur te skuadra si Real Madridi apo Barcelona.

I pyetur se për cilën palë të klasikes spanjolle do të kishte dashur të bëhej pjesë, ai është përgjigjur në kuptimin “as mish, as peshk”. “Më pëlqen Real Madridi, por nuk do të qaja po të më kërkonte Barcelona”, – ka bërë shaka sulmuesi italian.

Më pas, Balotelli ka pranuar se para kalimit te Milani ka menduar të firmoste për Juventusin. Bëhet fjalë për vitin 2013, kur Adriano Galliani, atëherë administrator i deleguar i kuqezinjve, e ndoqi dhe arriti ta bindte për të veshur fanellën e “Djallit”.

“Fillimisht fola me Juventusin, por pastaj vendosa të shkoja te Milani. Kam qenë tifoz i kuqezinjve dhe Galliani ishte aty, një njeri me të cilin shkoj mirë”, – është shprehur ai.

Më shumë nga Futboll