Kampionatet në Europë

Balotelli ndërhyn në sherrin Neymar-Cavani, ja cilin merr në mbrojtje

Mario Balotelli nuk e ka humbur mundësinë për t’u përzier në polemikat e javës në ligën franceze, ku ra në sy egoja dhe mosmarrëveshja mes Edinson Cavani dhe Neymar për goditjen e penalltisë, kundër Olympique Lyon. Sulmuesi italian ka ngarkuar një foto të mbuluar të “L’Equipe” sot, ku janë të fokusuar Neymar dhe Cavani për konfliktin mes tyre, dhe e ka hedhur në Instagram, së bashku me një lutje të shkurtër për brazilianin: “@neymarjr, ju as nuk duhet të pyesni për t’i goditur ato”. Duket qartë se Balotelli merr anë në këtë luftë, që përfundoi në dhomat e zhveshjes së PSG, por nisi në fushën e “Parc des Princes”.

Në fakt, marrëdhënia mes Cavanit dhe Balotellit nuk është më e mira, pasi ata ishin gati të përdornin duart në një ndeshje mes Nice dhe PSG, në fund të sezonit të kaluar. Balotelli është një më shumë nga ata që kanë hedhur benzinë ​​në këtë zjarr, me Dugarry, i cili nuk ka hezituar për të sulmuar Neymar, apo Muricy Ramalho, trajneri i Neymar te Santos, i cili e hodhi gjithë fajin mbi “çorganizimin” e Unai Emery.

Më shumë nga Kampionatet në Europë