Futboll

Balotelli pranon: Do të rikthehem në Serie A

Balotelli pranon: Do të rikthehem në Serie A

E ardhmja e tij e afërt, por edhe e kaluara ka qenë gjithmonë e lidhur nga dashuria për fanellën e kaltër dhe Italinë. Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli, ka pranuar publikisht se është shumë pranë rikthimit në Itali. “Për të ardhmen time po merret menaxheri im Mino Raiola. Unë di vetëm që kontrata me Nice skadon në qershor dhe jam pjekur aq sa duhet të t’u kthyer protagonist në Serie A. Milan? Mendoj se është shumë e vështirë që të shkojë te kuqezinjtë për herë të tretë. Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat që më pëlqejnë.”

Image result for mario balotelli

Në këto kushte ende nuk dihet nëse do të jetë Napoli apo Juventus skuadra e tij e ardhshme, por këto dy ekipe janë të preferuarat e Balotelli, teksa ekziston edhe një mundësi që të shkojë te Roma, ku trajneri Di Francesco e pret me krahët hapur. Gjithsesi, fillimisht ai do të synojë të vazhdojë ecurinë e mirë që ka pasur me Nice në këtë sezon: “Vetëm duke luajtur mirë dhe duke shënuar gola në Ligue 1 mund të rikthehem në kombëtare.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll