Connect with us

Kampionatet në Europë

Balotelli: PSG nuk luan si ekip, Cavani s’është fenomen!

Edhe pse në ndeshjet e luajtur me PSG-në dhe ekipin kombëtar uruguajan, Edinson Cavani ka shënuar 43 gola në 43 ndeshje, këtë sezon,

 

Edhe pse në ndeshjet e luajtur me PSG-në dhe ekipin kombëtar uruguajan, Edinson Cavani ka shënuar 43 gola në 43 ndeshje, këtë sezon, sulmuesi i Niza, Mario Balotelli, tha të mërkurën se “Di Maria dhe Falcao janë fenomene, ndërsa Cavani jo.” Në një intervistë për RMC, Balotelli ka thënë se nëse Niza arrin një nivel europian, mund të nënshkruajë kontratën e jetës me këtë klub, me një terren të ri trajnimi, që të jetojë pranë detit…

Më pas, Balotelli vazhdoi të analizojë “Ligue 1” dhe tha se Monaco “është më e fortë se PSG-ja, e cila ka lojtarë të mirë, por nuk luajnë si ekip. Kështu ndodhi me Ibrahimoviç, kur nuk luanin si një ekip, ndaj PSG-ja mund të fitojë apo të humbasë kundër gjithkujt” . Sulmuesi italian shtoi se “Monaco ka lojtarë shumë të mirë, por nuk janë fenomene, të tillë si Bernardo Silva”. Lidhur me Cavanin, Mario tha se “është shumë i mirë, por jo një fenomen.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë