• Balotelli vijon replikat ironike: “Edhe ti je trajneri më i mirë që kam patur”

    Publikuar: 3 May 8:03

    Pasi iu përgjigj ironikisht ofezës së ish-shokut të tij të përfaqësueses së Italisë, Antonio Cassano, sulmuesi italian që aktualisht aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Nice ka vijuar një tjetër debat, me një tjetër protagonist në të shkuarën e tij. Kësaj here bëhet fjalë për ish-trajnerin e Liverpool, Brendan Rodgers, nën drejtimin e të cilit “Super Mario” ka qenë gjatë periudhës te “Reds”.

    Imazh i ngjashëm

    Nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, Balotelli replikoi me Rodgers, për deklaratën e këtij të fundit që ironizonte sulmuesin. Trajneri aktual i Celtic gjatë një interviste deklaroi se gjoja sulmuesi i Nice ishte futbollisti më i mirë që kishte stërvitur ndonjëherë në karrierë. Me të njëjtin ton ironik ka mbërritur edhe përgjigja e Balotellit, që publikoi: “Edhe ti Brendan Rodgers je trajneri më i mirë që unë kam patur ndonjëherë. Fantastike”, shoqëruar me ikonat e emocioneve.


    Lexo postimet e tjera