Bundesliga

Banega drejt Kinës, Inter ndjek dy lojtarë Bundeslige

Nuri Sahin këtë sezon ka luajtur vetëm tri ndeshje me Borussia Dortmund-in: si zëvendësues në kampionat kundër Borussia M’Gladbach-ut, për 68 minuta në Kupën e Gjermanisë dhe kundër ekipit polak Legia Warsaw në Ligën e Kampionëve (8-4). Gjendja aktuale e turkut është e nderë, por për të ka një “shpëtim”. Sipas portalit “sportpaper.it”, Inter ka rikthyer vëmendjen te mesfushori ashtu si para disa vitesh, kur ky i fundit zgjodhi të shkojë te Real Madrid. 28-vjeçari ka vuajtur sistematikisht nga dëmtimet.

“Calciomercato” shkruan se mesfushori i ekipit zikaltër, Ever Banega, është drejt transferimit në Kinë, kështu që Sahin konsiderohet një pasues i mundshëm i argjentinasit. Ai ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park” dhe vlera e tij aktuale llogaritet te rreth 6,5 milionë euro. Ndërkohë, Inter ka interes edhe për Luis Gustavo-n, i cili dëshiron të largohet që në janar nga Wolfsburg. Ironi e fatit: braziliani ka qenë disa herë pranë kalimit në Milano, por pengesë ka qenë paga. Tani mund të jetë çasti i duhur …

 

 

 

Më shumë nga Bundesliga