Kampionati Shqiptar

Bano: Nuk e meritonim të humbnim, Kukësi fitoi me fat

“Gjithçka ishte e pafat, bëmë dy ndërrime të detyruara dhe kartoni i kuq ishte i pafalshëm. Me 11 lojtarë luajtëm më mirë se Kukësi. Por futbolli kështu është, nuk e meritonim të humbnim. Kukësi fitoi me fat, sepse ka fituar dy ndeshje me 11- metërsha, edhe me Kamzën. Duhet të jenë më seriozë me Lushnjën, dreqi ta hajë, sepse nuk shkon më kjo punë me arbitrat. Kjo nuk është një punë të fortësh. T’i lënë njerëzit të shohin dhe ta shijojnë futbollin. Na mohuan një 11-metërsh, që po të ishte në Kukës do ta kishin dhënë direkt. Ne ishim me 10 lojtarë dhe nuk na e akorduan. Gaboi edhe portieri Spaho, kjo nuk diskutohet. Bëmë dy ndërrime për 20 minuta dhe s’kishim më mundësi. Ne vuajmë gjithë javën, por në fund mundemi pa meritë, nga shumë faktorë të tjerë.”

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar