La Liga

Barça, 178 mln euro brenda javës për 3 blerje

Merkato e Barcelona-s është gati të ndizet. Në Spanjë janë të sigurt se katalanasit do të zyrtarizojnë blerjet e tre lojtarëve në ditët e ardhshme, ndoshta brenda kësaj jave.

Sipas “Don Balon”, Barça do të paguajë klauzolën 100 milionë euro të Griezmann, porn uk mbaron me kaq.

Kampionët e Spanjës, në fakt, do të kërkojnë të marrin Clement Lenglet për 38 milionë euro dhe De Jong për 40 milionë. Një total prej 178 mln euro. Vetë Griezmann ka thënë se do të marrë një vendim para Botërorit, që fillon të enjten.

Më shumë nga La Liga