• Barça acarohet për “faljen” e Realit: Duam shpjegim!

    Publikuar: 20 Dec 3:52

    Real Madrid sot mori lajmin se FIFA ia ka shkurtuar dënimin me pezullim merkatoje nga dy afate transferimesh në një. Pra, madrilenët, të cilët janë “kapur mat” nga institucioni më i lartë i futbollit për transferime të parregullta të lojtarëve minorenë, nuk do të lejohen të bëjnë merkato vetëm në janar, ndërsa në verë po. Ky vendim ka acaruar Barcelonën, klub që vjet ka vuajtur të njëjtin dënim, por të pashkurtuar nga FIFA. Presidenti i kampionëve të Spanjës, Josep Maria Bartomeu, ka kërkuar zyrtarisht një shpjegim për këtë.

    “Barcelona dhe Real Madrid kanë të njëjtët avokatë, kështu që kërkoj një shpjegim. Nuk i di në detaj çështjet e dy klubeve madrilene, por nuk e kam problem të këshilloj avokatët tanë, meqë ishin raste të ngjashme. Kjo pasiguri ligjore duhet të ndalojë dhe unë dyshoj se të gjithë agjentët e lojtarëve të transferuar jashtë rregullave kanë gabuar njëkohësisht. Lojtarët janë ata të cilët vuajnë, sepse rregullat nuk janë të qarta. Ja ç’ndodh kur përdoren kritere të ndryshme për të njëjtin veprim, – u shpreh numri 1 i klubit katalanas.

    [interaction id=”58594948b46a0b174b227bb8″]


    Lexo postimet e tjera