Kampionatet në Europë

Barça-Arthur, marrëveshje për zbatim në janar 2019

Pas mbylljes së merkatos së dimrit dhe afrimit të Philippe Coutinho (25 vjeç) dhe Yerry Mina (23 vjeç), sekretariati teknik i Barcelonës është tashmë në rrugën e duhur të nënshkrimit me një lojtar të ri. Ky është Arthur Melo, mesfushori 21-vjeçar i Porto Alegre Gremio, i cili u zgjodh “MVP” në finalen e fundit të “Copa Libertadores”. Parashikimi është se Arthur nuk arrin te Barça deri në janar 2019. Sigurisht, nga klubi katalanas theksojnë se kjo mund të ndryshojë në varësi të performancës që Yerry Mina mund të ofrojë deri në verë. Hapat e nisura në dhjetorin e kaluar nga André Cury, një punonjës i Barçës në Amerikën e Jugut, dhe Robert Fernandez, sekretari teknik i Blaugranave, kanë përfunduar duke sjellë fryte. Ata u takuan me lojtarin, agjentin e tij, Jorge Machado, dhe familjen për të hetuar nëse predispozicioni ishte i plotë, siç u evidentua tashmë me imazhet e rrjedhura nga Arthur, i veshur me fanellën azulgrane.

Ky fakt krijoi një pakënaqësi te Gremio, por ndërhyrja e shpejtë e përfaqësuesve të klubit dhe vetë Arthur ka shërbyer për ta qetësuar klubin e Porto Alegre, i cili kërcënoi me padi në FIFA. Sipas asaj që zbulon “Mundo Deportivo”, Barcelona tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me lojtarin, me anë të agjentit të tij, që pritet të ekzekutohet në janar 2019. Mbetet vetëm për t’u përfunduar një negocim, që është në rrugë të mirë me Gremio, e cila zotëron 60% të të drejtave të lojtarit, ndërsa investitori “Celso Rigo” ka 20%. 20% të tjera i takojnë Arthurit dhe familjes së tij, kështu që kjo pjesë nuk është pengesë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë