Futboll

Barça, Busquets i përgjigjet deklaratës së tmerrshme të Andre Gomes

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, përballë mediave në konferencën për shytp, në vigjilje të sfidës së skuadrës katalanase ndaj Chelseas, e vlefshme për takimin e dytë të të tetave të Champions League, foli ndër të tjera edhe për deklaratat shokuese të shokut të tij të skuadrës, André Gomes, në lidhje me përshtatjen e vështirë te klubi blaugrana.

Rezultate imazhesh për busquets andre gomes

“Ne dimë diçka, por jo në këtë pikë, sepse është një çështje shumë personale. Ne kemi tentuar që ta ndihmojmë atë aq sa ka qenë e mundur, si një hobi ne duhet të bëjmë një hap përpara dhe të jemi më pozitivë. Sipas meje Andre është gati të luajë. Unë e shoh atë në stërvitje, duke punuar maksimalisht, pastaj ndodh ajo që nuk është e mirë për askënd dhe merr problemin me vete në shtëpi. Të gjithëve na ndodh. Kjo nuk i ka ndodhur vetëm atij, por të gjithëve”, deklaroi Busquets.

Më shumë nga Futboll