Merkato

Barça dhe PSG gjejnë akordin për mesfushorin

Paris Saint-Germain ka dhënë dritë jeshile për largimin e Adrien Rabiot pas bisedimeve me Barcelona-n, sipas raporteve të freskëta.

Dy klubet janë takuar këtë javë për të diskutuar për një transferim potencial dhe tani raportohet se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për mesfushorin.

Radiot, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ka kohë që ndiqet nga Barcelona dhe vetë trajneri Valverde e ka quajtur si pasardhësin ideal të Andres Iniesta.

Pas largimit të maestros spanjoll dhe Paulinho-s, Barça ka nevojë të ndërhyjë menjëherë në merkato për të përforcuar mesin e fushës, dhe përveç Willian, mesa duket edhe Rabiot do t’i bashkohet katalanasve në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Merkato