La Liga

Barça dhe Real në garë për talentin brazilian

Barcelona ka hedhur sytë në Brazil për talentin e radhës teksa klubi spanjoll kërkon të përforcojë prapavijën.

Sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas i ka vënë syrin Leo Santos i cili aktualisht luan te Corinthians.

Santos është vetëm 19 vjeç, por që në këtë moshë ka filluar të bëjë pjesë rregullisht në formacionin e Corinthians në zemër të mbrojtjes.

Santos nuk ka munguar as në paraqitjet e U-20 të Brazilit. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të talentuar të Brazilit dhe transferimi i tij në Europë pritet të ndodhë brenda dy viteve.

Përveç Barcelona-s, për atë është interesuar edhe Real Madrid.

Më shumë nga La Liga