Futboll

Barça, Enrique: “Me Gomes, mund të shkosh edhe në luftë”

Barcelona vijon të ruajë kryesimin e La Liga-s pasi mori tre pikë të tjera në ndeshjen ndaj Las Palmas të dielën mbrëma. Katalanasit munden ende të besojnë te titulli edhe pse Real Madrid-i ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Në sfidën e fituar 4-1 ndaj Las Palmas, trajneri i Barcelona-s zgjodhi André Gomes për të zëvendësuar në krahun e djathtë të mbrojtjes Lucas Digne në minutën e 58 të takimit. Luis Enrique ka mbetur shumë i kënaqur nga lojtari, ndaj të cilit nuk i kurseu komplimentet.

Image result for luis enrique and andre gomes

“Është pozicioni i gjashtë që zihet nga André Gomes. Shembulli i një lojtari të gjithanshëm? Është një shembull i domosdoshmërisë. Por André Gomes është gati për të triumfuar. Kur ka lojtarë me cilësi të tilla, ti mund të shkosh edhe në luftë me ta”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes. Gomes është përdorur si një lojtar “xhol” nga Luis Enrique. Përveç rolit të fundit si mbrojtës i dhathtë, më herët, ai ka luajtur në të treja pozicionet e mesfushës në sistemin e Barcelona-s, si dhe winger i majtë dhe i djathtë. Pozicioni i tij i preferuar është në qendër të mesfushës, por 23-vjeçari portugez ka qenë i detyruar të luajë në role të tjera duke marrë kritika për performanca nën mesataren gjatë sezonit. Gjithsesi Barcelona do t’i japë një tjetër mundësi Gomes vitin tjetër, pas sezonit të parë të përshtatjes.

 

 

Më shumë nga Futboll