Champions League

Barça, fitorja me Tottenham mund të ketë pasoja

Ka kaluar më pak se një muaj dhe Arturo Vidal po tregon pakënaqësitë e tij në lidhje me minutat që i janë dhënë nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. Pas fitores së Barcelona-s ndaj Tottenham në Champions League, kiliani postoi një mesazh në Instagram, ku tregoi pakënaqësitë e tij për qëndrimin në stol.

Kjo është diçka me të cilën Valverde duhet të përballet dhe të përpiqet ta ndalojë pa u kthyer në një problem. Vidal ka luajtur rregullisht tek skuadrat e tij të mëparshme, Juventus dhe Bayern Munich, por tani ka një rol tjetër ku duhet të qëndrojë në stol dhe të luajë minutat e fundit.

Në katër ndeshje, ai është aktivizuar pas minutës së 85-të. Në total ai ka luajtur 176 minuta tek Barcelona. Ai ka qenë titullar vetëm kundër Girona-s, ku luajti pothuajse një orë dhe dhuroi një asist për Messin, ashtu si edhe kundër Athletic, ku beri një ndeshje të mirë.

Është një situatë e vështirë për një lojtar që nuk është mësuar të ketë një rol të dytë. Duke njohur temperamentin e tij, gjërat mund vetëm të përkeqësohen.

Më shumë nga Champions League